Merdarë: Deri në katër orë pritje për të dalë nga Kosova

14 gusht 2023 | 22:00

Një fluks i madh këtyre ditëve vërehet në pikat kufitare.

Mërgimtarët i kanë mbaruar pushimet dhe kanë nisur të kthehen në vendet ku punojnë.

Pritje të gjata për të dalë nga Kosova, ka në Merdarë.

Aty bashkatdhetarët duhet të presin deri në katër orë.

Gjatësia e kolonës së veturave shkon deri në 1 mijë e 200 metra.

Ndërkaq, dukshëm më pak presin ata që dalin nga territori i vendit tonë nga pika kufitare e Muçibabës.

Në këtë pikë pritjet nuk shkojnë më shumë se një orë.

Derisa tek Dheu i Bardhë, qytetarët nuk duhet të presin më tepër se 30 minuta.

Ndërkaq, dukshëm më pak presin ata që dalin nga territori i vendit tonë nga pika kufitare e Muçibabës.

Në këtë pikë pritjet nuk shkojnë më shumë se një orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Pejës dhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ishte…