Mërgimtarët mund ta shfrytëzojnë parkingun e Komunës së Suharekës

06 korrik 2021 | 13:21

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dijes se parkingu në oborrin e objektit të kësaj komune do të jetë i hapur mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushime në vendlindje.

Ai ka thënë se ka marrë një vendim të tillë në mënyrë që mërgimtarit të kryejnë shërbimet e tyre komunale.

“Po ashtu edhe hapësira e ‘Tregut Javor’, u lejohet për parking me përjashtim të ditës së tregut (e martë).  Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre. Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj. Ne jemi në shërbimin tuaj!”, ka thënë Muharremaj.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas një pune intensive nga grupi punues, kryetari i Komunës…