Mërgimtari nga Gjermania vdes në aksident trafiku afër kufirit në Merdarë!

30 korrik 2023 | 22:44

Klubi FC Kosova Regensburg, ka njoftuar për vdekjen e mërgimtarit Xhevdet Berisha, i cili është aksidentua rrugës duke ardhur në Kosovë.

Në telegram ngushëllimi, thuhet se Berisha nga Obiliqi ka qenë veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.

“Telegram ngushëllimi familjes Berisha! Me rastin e vdekjes së XHEVDET BERISHA përkrahës dhe dashamir i FC Kosova Regensburg, në aksidentin rrugës për në vendlindje, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mikut tonë Xhevdet Berisha , humanistë e veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare, bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Tutje, thuhet se kjo është humbje e madhe për familjen, por edhe mërgatën shqiptare.

“Është kjo një humbje e madhe për Familjen ngase mbetën pa më të dashurin e tyre, humbje e madhe edhe për mërgatën tonë, Komunën e Obiliqit dhe gjithë Kosovën. Bashkëndjejmë dhembjen dhe Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinçerta familjes Berisha, mërgatës tonë, miqve dhe të gjithë dashamirëve” thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punën e tyre si mësimdhënës e kishin të rregullt. Por…