Meritoni takon vëllain mes lotësh, ja porosia që i la ai

11 shkurt 2024 | 11:55

Gjatë ‘Prime-t’ të sotëm, produksioni kishte realizuar një surprizë shumë të bukur për Meritonin. Vëllai i tij i vogël, Rinori, erdhi brenda shtëpisë më të famshme, ku mes lotësh u takuan me njeri-tjetrin.

“Është gjithçka për mua. Është gjithmonë me mua, kalojmë çdo gjë bashkë. Do më thoshte shijoje çdo moment aty brenda dhe trego edukatën dhe gjithçka kemi marrë nga prindit. Dhe sigurisht, mos e lëndo dikë aty brenda”, tha Meritoni për vëllain e tij.

“Je shumë i fortë, mbahu! Ji i drejtë, i sinqertë. Të dua shumë! Të gjithë të mbështesim shumë. Gjithçka ka mbetur njësoj jashtë. Loja është shumë mirë. Jemi krenarë për ty. Sa për dasmën, u bë në kuadër të lojës. Gjithçka mirë”, i tha Rinori.

Në fund, Rinori nuk pranoi të takonte asnjë banor tjetër përveç Meritonit përpara se të largohej.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ndeshjen Kastrioti – Trepça ka nisur stinori pranveror në…