Merkel e uron Erdoganin

25 qershor 2018 | 23:36

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij.

“Jam e gatshme për të vazhduar punën me ju për të mbështetur dhe thelluar më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Turqia ka treguar pergjegjësi të madhe gjatë krizave në Lindjen e mesme dhe valës së refugjatëve që prekën ndjeshëm dy shtetet tona. Ne duam gjithnjë dhe më shumë një partner stabël dhe pluralist në Turqi, ku pjesëmarrja demokratike dhe respektimi i shtetit të së drejtës janë të fuqishme”, ka deklaruar Merkel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i ri rreth moshës 21 vjeçare, me mbiemrin Jevtiq,…