Merkel fton Erdoganin në Gjermani

29 maj 21:41

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel, ka ftuar në Berlin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas zgjedhjeve të 24 qershorit.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili gjendet në Gjermani për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të përvjetorit të fatkeqësisë së Solingenit, tha se kancerlarja gjermane ka ftuar presidetin Erdoğan në Berlin pas zgjedhjeve të 24 qershorit.

Ai ka deklaruar se do të përcjellë këtë ftesë.

Mësohet se ftesa është bërë gjatë takimit në ceremoninë përkujtimore në Düsseldorf, kryeqyteti i shtetit Nordrhein-Westfalen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur për…