Merkel jep lajmin e pritur: Synojmë lehtësimin e kufizimeve nga 8 marsi

02 mars 2021 | 23:55

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të propozojë sot për krerët e rajoneve gjermane një lehtësim të kufizimeve në kontaktet sociale duke nisur nga 8 marsi, sipas një projektrezolute.

Tashmë, kontaktet do të jenë të mundura mes dy familjeve, po nuk duhet të kalojnë pesë persona në maksimum, fëmijët të paktën 14 vjeç, sipas këtij projekti, ndërkohë që Gjermania ka autorizuar javën e fundit rihapjen e parukerive dhe të shkollave pavarësisht frikës për një valë të tretë të koronavirusit.

Shitësit e luleve, kopshtet dhe libraritë do të riautorizohen të rihapin portat e tyre në rajonet ku nuk janë hapur ende, sipas kësaj projektrezolute.

Autoshkollat, shkollat e pilotimit, institutet e bukurisë dhe sallonet e masazhit do të rifillojnë gjithashtu aktivitetin e tyre. Por, klientët dhe klientet duhet të paraqesin një test antigjenik të realizuar po në atë ditë.

Në rajonet, ku niveli i incidencës në shtatë ditë është më i ulët se 35 për 1 000 banorë, tregjet do të mund të rihapen gjithashtu, kufizuar me praninë e një klienti për 20 metra katrorë si dhe muzetë dhe disa qendra sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë njerëz presin të marrin vaksinën kundër COVID-19 dhe ditën…