Merret vendim që Shtëpia e Sportit të kalojë në pronësi të MKRS-së

23 mars 15:22

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të autorizojë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) që të ndërmarrë tërë veprimet e nevojshme për shpronësimin e pronës së paluajtshme, përkatësisht Shtëpisë së Sportit në Prishtinë.

Objekti në të cilin janë të vendosur Departamenti i Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe shumica e Federatave të Kosovës, me këtë vendim të Qeverisë pritet të kalojnë në pronësinë e MKRS-së. Ministria e vlerëson se kalimi i shtëpisë së sportit në pronën e saj bëhet me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e Sportit në Republikën e Kosovës.

Ministri Kujtim Gashi në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë ka argumentuar se: “Objekti i Shtëpisë së Sportit është objekt me interes publik, në të cilin janë të vendosura Departamenti i Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe shumica e Federatave Sportive të cilat i zhvillojnë të gjitha aktivitetet e tyre administrative. Marrja e këtij Autorizimi neve do të na mundëson që menjëherë t’i fillojmë punët përgatitore për kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për shpronësimin e këtij objekti”.
“Gjatë kryerjes së punëve përgatitore do të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet relevante në kompletimin e elaboratit të kësaj lënde dhe të njëjtën do ta përcjellim sipas procedurave të rregullta në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor për shqyrtim të mëtutjeshëm”, ka deklaruar ministri Gashi.

MKRS-ja mbetet në vazhdimësi e përkushtuar që të zhvillojë politika të qëndrueshme në mënyrë që të përmirësojë infrastrukturën sportive në vend. Objekti simbol i sportit para dhe pas luftës, ‘Shtëpia e Sportit’ duhet të vazhdojë të mbetet pjesë e infrastrukturës fizike të ministrisë dhe nuk duhet të tjetërsohet, është konstatimi i MKRS-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, i cili është…