Merret vendimi për futbollistët që protestuan në fushën për vdekjen e George Floyd

04 qershor 2020 | 13:26

Nuk ka asnjë penalizim për katër futbollistët e Bundesligës, që në ndeshjet e fundjavës protestuan sipas mënyrës së tyre për vdekjen e George Floyd, afro-amerikanit që humbi jetën gjatë arrestimit në Minneapolis.

Thuram, Sancho, Hakimi dhe McKenzie u përfshinë në një hetim disiplinor nga Federata Gjermane e Futbollit, që po vetë “shpëtoi” lojtarët nga penalizimet.

“Bëhet fjalë për një fushatë të përqendruar kundër racizmit. Ky është një impenjim dhe vlerë e Bundesligës”, ka bërë të ditur presidenti i Komitetit të Kontrollit në Federatën Gjermane. Më parë, katër futbollistët u morën në mbrojtje nga vetë FIFA, që vlerësoi gjestin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori sot detyrën…