Mes tensioneve në veri, Kurti takon ambasadorin Hovenier

01 qershor 2023 | 15:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të enjte në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, teksa kanë thënë se është takim i rregullt javor.

Ky takim vjen në kohën kur situata në veri është tensionuar.

Tensionet në atë pjesë të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

E ShBA-ja e kritikoi Qeverinë Kurti për veprimet e saj dhe e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”.

Ndryshe, kryeministri Kurti gjatë ditës në një deklarim për media, i pyetur për raportet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, ka thënë se ato janë shkëlqyeshme, mirëpo ka raste kur dallojnë në qasje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë,  Olta Xhaçka, ka marrë pjesë…