Shqipëria në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, Xhaçka: Rikonfirmova mbështetjen për trupat e KFOR-it
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Oslo, ku dhe ka folur për çështjen e Kosovës.
Ajo ka shkruar se ka rikonfirmuar mbështetjen për trupat e KFOR, teksa shton se në takim u diskutua për samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius, mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen transatlantike dhe mbështetjen e aleancës për Ukrainën.
Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë. Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara”, ka shkruar Xhaçka në “Twitter”.
1/2📍Oslo,@NATO #ForMin mtg to discuss Vilnius NATO Summit,ways to strengthen the transatlantic defence & Allied support for #Ukraine.Firmly convinced that Sweden membership to NATO will strengthen the Alliance & the security of #Europe as a whole.#WeAreNATO#StrongerTogether pic.twitter.com/zb2b1ALKHW
— Olta Xhaçka (@xhacka_olta) June 1, 2023



