Mesditë 1 shkurt, 1990

01 shkurt 2020 | 12:35

Nga Lulja Humolli-Krasniqi

Në hyrje të Llapit,
Buzë lumit, rreze malit, skaj rrugës në lëndinë
Qindra të reja e të rijë
Me dy gishta lartë brohorisnin për lirinë
Këndohej këngën Besa-Besë,
Ndërgohej zëri si kambanë
Breshëri plumbash turmën shpërndan
Buzëqeshja u ngri e kënga u ndal.

Heshtje,
Tym, lot, zjarr, vdekje
Mos vallë në horizontin qiellor po ndizet zjarr
Mos vallë në tokën tonë Po bëhet vullkan
Mos vallë ajrin që po e thithim po bëhet gaz
Mos vallë rrezet e diellit po lëshojnë lot pa nda
Mos vallë qielli i kaltër po sjell breshër pa ndërpre
Që mbjell lot, gjak, vdekje dhe lë njerëz pa shpresë

Prap pason heshtje

Qetësi absurde në zemrat e njoma rinore
Furtuna me rrebesh bore e shiu u ndal
Kulina qëndron prapë shtatore e gjallë
Shtëpizat kanë mbet si ishin më parë
Lumi Llap nuk ndalon asnjë hap
Çdo gjë qetësohet qetash
Pranvera vjen ngadalë
Mos vallë isha në ëndërr
Asgjë s’ka ndodh thash
Emocionet trazohen në këtë kohë jo rrallë
Po gishtërinjtë e ngritur ku mbeten vallë
Shumë të rijë e të reja qenë këtu një Moment më parë
Mos vallë u bënë shqiponja fluturuan diku larg
Lëndina qëndron heshtur por krenare si kurrë më parë
Një martire e njom nga terrori shtetëror u shtri e vrare

Prap pason heshtje

Heshtje varri
Një vashë e njomë, flokëgështenjë, sy të kaltër në të gjelbër
Pa e shijuar të shtatëmbëdhjetën pranverë Të jetës rinore
E lau token me gjak, për të jetuar prore.

E kur u kuptua vdekja jote motër
Heshtje mbretëroi, e në heshtje derdhnim lot
Për të betuar këngën, fjalën, idealin tënd të pastër
Kodrat u ngrysën e lisat shekullor qëndronin krenar
Qielli mori ngjyrë të plumbët e binte shi ne të qarë
Zogjtë ndaluan këngën dhe në qerdhe u strehuan
Lumenjtë dolën nga shtretërit dhe arat vërshuan
Dielli fshehu rrezet në horizontin e pafund
Retë u zhduken nga qielli bardhësitë të mos i sheh kush
Yjet dolën nga qielli të shohin ç’po ngjiste
Lulet i bashkuan petalet dhe u bënë kurora varresh
E historia me faqe të kuqe po shkruan të rralla ngjarjesh
Toka u bë akull të mos pranoj gjak
E gjaku u ngri mbi tokë me emrin e saj
E kur dëgjoj nëna për bijën që ndërroj jetë
Nuk qajti as rënkoi po rinisë i dha shpresë

Ngrehe të keqen bijë dhe në varr të jesh krenare
Se s’deshe të jetoje e vdekur në jetë
Pa ëndrra pa buzëqeshje pa rini
Se të shuan fjalën e pathënë
Dhe zjarrin e ndezur në zemër të etur për liri.

Sot, të gjithë janë mbledhur rreth teje
Çuditshëm shikojnë buzëqeshjen tënde Ndër buzë të plasaritura
Hijeshinë tende si nuse në altarë
E të zverdhur me të dridhura në klithje Derdhim lot pa ndal
Lot s’ka për ty bijë, ti pagove veten
Pusho e qetë në gjirin e kësaj toke
Se ja fale gjërat më të shtrenjta, më të vlefshmet
Rinin e ëmbël te dashurën jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona të maskuar kanë grabitur një pompë të derivate në…