Mesfushori realizoi gol nga 56 metra distancë (video)

06 tetor 2022 | 15:22

Mesfushori i Kolumbus Kru, Lukas Zelarajan ka shkruar historinë në MLS duke shënuar një gol të mrekullueshëm.

Në minutën e 36-të të aksionit kundër Sharlot FC, Zelarajan u rreshtua për të kryer një goditje dënimi, por që në fund rezultoi të ishte goli më i bukur.

Teksa portieri ishte rreth 15 metra larg vijës së tij, topi i kaloi sipër kokës duke përfunduar në rrjetë.

Sipas “MLS Communications”, Zelarajan shënoi golin më të gjatë nga gjuajtja e lirë në ligë që nga fillimi i mbajtjes së statistikave në vitin 2010.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka thënë se është “e përkushtuar plotësisht” për të…