Mësohen shkaqet e vdekjes së aktorit amerikan, Lance Reddick

07 prill 2023 | 20:39

Aktori amerikan, Lance Reddick, vdiq muajin e kaluar në moshën 60-vjeçare.

Ndërkaq tash janë mësuar edhe shkaqet që çuan në vdekjen e tij.

Sipas certifikatës së vdekjes së Reddickut, të siguruar nga TMZ, Reddicku ka vdekur nga sëmundja e ishemike e zemrës dhe sëmundja koronare arterosklerotike.

Ai njihej më shumë për rolet e tij si në serinë The Wire, ku e luante oficerin e respektuar të policisë, si dhe në Fringe dhe në Lost.

Së fundi ai e kishte reprizuar rolin e tij si Charon në John Wick: Chapter 4.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtunë…