Messi befason me deklaratën për Neymarin

13 dhjetor 2017 | 12:58

Ylli i Barcelonës këmbëngul se skuadra është më e mirë pa Neymar, pasi braziliani vendosi të largohej për te PSG-ja për 222 milionë euro.

Argjentinasi ka deklaruar për gazetën spanjolle “Marca” se largimi i Neymar ka detyruar të tjerët të ndryshojnë stilin e lojës.

“Humbëm një forcë të madhe në sulm, por kjo na ka favorizuar në aspektin mbrojtës”, citohet Messi. “Momentalisht jemi më të fortë në mesfushë dhe kemi një ekuilibër në skuadër që na bën më të qëndrueshëm në mbrojtje”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ShBA, demokratët ngushtuan diferencën në përbërjen e Senatit, me…