Messi: Ditë e trishtueshme për argjentinasit dhe futbollin

25 nëntor 2020 | 20:14

Pas vdekjes së Diego Armando Maradonës ylli i Barçës, Leo Messi, ka thënë se kjo është një ditë e trishtueshme për të gjithë argjentinasit dhe futbollin.

Maradona sot ka vdekur në moshën 60 vjeçare pas një sulmi kardiak. Messi ka thënë se Maradona është i përjetshëm.

“Një ditë shumë e trishtueshme për të gjithë argjentinasit dhe futbollit. Ai po na lë neve por nuk po largohet, sepse Diego është i përjetshëm. I marrë gjithë momentet e bukura të jetuara me të dhe ngushëlloj familjen dhe miqtë e tij”, ka shkruar Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza…