Messi e dëshiron Pogban te Barça

16 korrik 2018 | 20:09

Barcelona është duke kërkuar patjetër një zëvendësues për Andres Iniestën.

Por, ashtu siç ndodh në shumicën e rasteve, drejtuesit e klubit kanë marrë më parë edhe mendimin e lojtarit kryesor të tyre, Lionel Messit. Dhe, sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, “ylli” i Argjentinës u ka rekomanduar Paul Pogban.

Mesfushori i Manchester Unitedit është një lojtar i cili është shpallur kampion bote me Francën, duke shënuar një gol të rëndësishëm. Por, nuk ka qenë vetëm në finale, pasi Pogba ka dhuruar paraqitje të mira në të gjithë Botërorin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka pothuajse është bërë i pandarë nga gjithqka që…