Messi e fiton për herë të shtatë ‘Topin e Artë’

29 nëntor 21:57

Leo Messi ka fituar “Topin e Artë” për të shtatën herë dhe thellon kështu rekordin, pasi Cristiano Ronaldo e ka fituar pesë herë. Argjentinasi me këtë trofe të fituar me shumë mundësi do të duhet shumë vite që dikush ta barazojë.

Leo Messi kishte dominuar për katër vite, duke e fituar Topin e Artë nga viti 2009 deri në vitin 2012, ndërsa më pas e fitoi edhe në vitin 2015 dhe në vitin 2019. Argjentinasi është edhe fituesi i fundit në fuqi i këtij trofeu, pasi vitin e shkuar u anulua për shkak të pandemisë që penalizoi futbollin në shumë vende të botës.

Image

NGA I DHJETI TEK I DYTI – Giggio Donnarumma mbylli dhjetëshen e parë, ndërsa në vendin e nëntë u pozicionua sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe. Kevin De Bruyne është pozicionuar në vendin e tetë, kurse para tij Mohamed Salah. Cristiano Ronaldo nuk është përfshirë dot as në “top5”, pasi ishte i gjashti.

Ngolo Kante, kampion Europe me Chelsea, u rendit në vendin e pestë. Benzema i katërti dhe Jorginho i treti vijuan klasifikimin, duke mbetur pas Robert Lewandowski që u rendit i dyti.

20 TË FUNDIT NË RENDITJE – Në vendin e 29-të u renditen Azpilicueta dhe Luka Modric, ndërsa në vendin e 26-të Nicolo Barella, Ruben Dias dhe Gerard Moreno. Phil Foden u pozicionua në vendin e 25-të, pas talentit Pedri të Barcelonës. Harry Kane mori vendin e 23-të.

Vendin e 21-të e ndajnë Lautaro Martinez dhe Bruno Fernandes, të pozicionuar pas Riyad Mahrez. Listën e 20 më të mirëve e hapi Mason Mount i Chelsea, ndërsa në vendin e 18-të u pozicionua Simon Kjaer.

Renditja vijoi me një gjahtar golash, sulmuesin e Atletico Madrid, Luis Suarez. Braziliani Neymar u rendit vetëm në vendin e 16-të. Sterling i City i pozicionua i 15-ti. Renditja vijoi me Bonuccin e Chiellinin njëri pas tjetri, pas Lukakut që u rendit i 12-ti dhe Haaland të 11-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka hedhur poshtë…