Messi i pakënaqur në PSG, përgatitet rikthimi te Barcelona  

14 mars 2022 | 13:37

Paraqitja e dobët kundër Real Madridit dhe vërshëllimat e marra në “Parc des Princes” mund të jenë gurthemeli i ndërprerjes së aventurës së Lionel Messit te Paris Saint-Germain.

Kampioni argjentinas dhe familja e tij nuk janë rehatuar dot në qytetin e ri dhe zërat për një rikthim të bujshëm te Barcelonë po ndizen në Spanjë. Sipas gazetarëve iberikë, në fakt, Jorge Messi tashmë ka kontaktuar me drejtuesit Blaugrana për ta diskutuar këtë mundësi.

“Ai bëri më shumë se një telefonatë para ngjarjeve të djeshme”, ka siguruar gazetari Gerard Romero, shumë i afërt me klubin katalanas. Edhe “El Chiringuito” konfirmon: “Messi do të ishte i lumtur të kthehej te Barcelona, asgjë nuk përjashtohet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë tetë ditëve, Qendra e Kërkim dhe Shpëtim Ndërkombëtar i…