Messi jashtë garës për ‘Topin e Artë’, ja si Ronaldo mund të fitojë këtë çmim

08 maj 2019 | 17:29

Barcelona tashmë është jashtë Ligës së Kampionëve dhe Leo Messi do ta ketë shumë të vështirë të jetë fituesi i “Topit të Artë”, sipas analistëve.

Ronaldo nga ana tjetër ka dhe një shans të madh, por këtë herë jo për të triumfuar me Juventusin, por me Portugalinë. Nga data 5 deri në 9 qershor do të luhen ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Trajneri i Portugalisë, Fernandos Santos në një intervistë për “Sport Tv”, deklaroi se Ronaldo do të jetë në listën e skuadrës në ndeshjen e parë me Zvicrën dhe nëse kualifikohen për më tutje me Anglinë ose Holandën. Nëse Ronaldo do të fitonte këtë kompeticion, atëherë do të rifutej sërish në pistë për të fituar “Topin e Artë”. Është një skenar disi i vështirë, por për lojtarë si Mesi dhe Ronaldo, asgjë nuk rezulton të jetë e tillë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë,…