Messi kalon Ronaldon, bëhet shënuesi më i mirë në historinë e futbollit evropian

09 prill 2023 | 10:53

Lionel Messi i shënon një tjetër gol Cristiano Ronaldos që gjithsesi nuk lufton me armë të barabarta pasi prej disa muajsh aktivizohet në një kampionat jashtë kontinentit evropian.

Argjentinasi është bërë lojtari më produktiv i kontinentit të vjetër duke kaluar portugezin pasi shënoi në transfertën e Nices ku PSG-ja arriti të fitonte 2-0.

702 gola me fanellën e Barcelonës dhe PSG-së për kampionin e botës, që lë pas rivalin e tij të përjetshëm, i cili numëron 701 gola në 949 ndeshje të luajtura.

Këtë rekord argjentinasi e ka regjistruar me 105 ndeshje më pak të luajtura se sulmuesi portugez. 36 gola dhe 23 asiste në këtë sezon për 35-vjeçarin që ka fituar gjithashtu edhe një Kupë Bote.

Shifra të çmendura këto për argjentinasin i cili do ta mbyllë aventurën franceze në fund të këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyçë në Tajvan…