Messi mungon ndaj Metzit

21 shtator 2021 | 15:36

PSG-ja do të përballet me Metz nesër nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së shtatë në Ligue I.

Sipas ‘Sky Sports News’, në këtë ndeshje do të mungojë për ‘Parisienët’ pritet të mungojë Leo Messi. Pas testeve mjekësore është zbuluar një mavijosje e kockave në gjurin e tij të majtë.

Në këtë mënyrë Messi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij nesër. Gjendja e argjentinasit do të vlerësohet përsëri dhe do të shikohet nëse mund të luajë kundër Montpellierit në fundjavë apo në mesjavën e ardhshme ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe organizatat e tjera amerikane që…