Messi, Neymarit: Dua që të rikthehesh te Barcelona

26 nëntor 2019 | 19:45

Neymari ishte shumë afër rikthimit te Barcelona në afatin kalimtar të verës, por marrëveshja me klubin e lojtarit nuk u arrit.

“France Football” ka zbuluar se Leo Messi e ka kontaktuar Neymarin pas ndeshjes së humbur me Liverpoolin në sezonin e kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Pikërisht në telefonatën me dy personave, argjentinasi i ka kërkuar sulmuesit të PSG-së të rikthehet te Barcelona.

“Unë dëshiroj që ti të rikthehesh këtu. Vetëm së bashku mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Pas dy sezonesh unë do të largohem dhe ti do të jesh i vetëm, pra do ta marrësh vendin tim”, ishin fjalët e Messit për Neymarin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri më tani 21 persona kanë humbur jetën dhe mbi…