Messi nga vera e ardhshme del në shitje

06 shtator 2019 | 12:58

Duke filluar nga vera e vitit të ardhshëm të gjitha klubet do të kenë shansin që të futen në garë për të marrë yllin argjentinas Lionel Messi, nëse dhe buxheti ja lejon.

Duke iu referuar asaj që raporton “El Pais”, nga përfundimi i këtij sezoni Messi mund të vendosë të largohet vetë nga Barcelona në çdo kohë që mund të dëshirojë edhe pse ka një kontratë me skadencë në vitin 2021.

Messi tani është në moshën 32-vjeçare dhe një largim i tij nga Barcelona ka filluar të mendohet nga të dyja palët. Sipas “El Pais”, katalanasit dhe ylli argjentinas kanë arritur një marrëveshje, e cila i jep të drejtën Mesit të largohet nga “Camp Nou”, në fund të çdo sezoni. Klubi spanjoll i ka bërë me dije lojtarit se ai ka dritën jeshile të largohet kur të dojë, nëse dëshiron të ndryshojë ambient. Është arritur një pakt që nëse sulmuesi kërkon largimin, atëherë Barcelona do ta lërë të lirë në çdo fund sezoni. Megjithatë në kampin katalanas nuk i tremben aspak largimit të yllit argjentinas pasi për çdo skuadër evropiane afrimi i Messit do të ishte një barrë shumë e rëndë financiare

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se…