Tahiri: Për herë të parë kryeministri Haradinaj ua kompensoi policëve orët shtesë

06 shtator 2019 | 12:58

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës është institucioni më kredibil në vend.

Në 20-vjetorin e themelimit të policisë ai ka thënë se për herë të parë me vendim të kryeministrit policëve u janë kompensuar orët shtesë.

“Ky 20-vjetor Policinë e Kosovës e gjen si institucionin më kredibil dhe i besueshëm tek qytetarët. Për herë të parë me vendim të kryeministrit shteti ua ka kompensuar policëve orët shtesë: Që ishte krejt e pakuptueshme që shteti t’u mbetet borxh atyre që janë garant për sigurinë tonë; Kjo tashmë është normuar në Ligjin për Pagat që bashkë me orët shtesë për herë të parë do të jepen shtesat për rrezikshmëri deri në masën 40% të pagës bazë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se është krenar që bashkërisht me përfaqësuesit e policisë kanë arritur të kenë një trajtim të dinjitetshëm në pagë për policët.

“Tashmë, ashtu siç është më e vlerësuara në rajon, policët tanë janë edhe më të paguarit. Jam i bindur që ky përkushtim do të vazhdojë duke përmbyllur çështjen e sigurimit shëndetësor dhe atij jetësor. Në mbështetje të profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të Policisë na duhet të garantojmë të drejtën për pensionim të parakohshëm të dinjitetshëm. Ashtu siç Policia na bënë krenar dhe jetë të sigurt për familjen dhe shtetin, është detyrë dhe mision i shtetit përkujdesja për ta dhe familjet e tyre”, është shprehu Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy senatorët amerikanë kanë thënë  se procesi i dialogut "do…