Messi pas çmimit që mori nga FIFA: Faleminderit të gjithë

28 shkurt 2023 | 11:36

FIFA e zgjodhi mbrëmë Lionel Messin futbollistin më të mirë të vitit në botë.

Ylli argjentinas ndihet mjaft i lumtur që u kurorëzua për herë të shtatë me këtë çmim prestigjioz individual.

“Faleminderit të gjithë atyre që e bënë të mundshme që ta fitoj këtë çmim. Krejt ata të Federatës argjentinase, Kombëtaren e Argjentinës, familjen dhe miqtë e mi, 45 milionë argjentinas që besuan në ne… Dhe, urime të gjithë fituesve dhe fitueseve të ‘FIFA The Best’, posaçërisht Lio Scalonit dhe Dibu, të cilët po ashtu i morën me plot meritë premitë. Një përqafim për të gjithë, do të shihemi së shpejti”, ka shkruar Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Sc. Salihe Salihu Marrëveshja Franko-Gjermane për Kosovën dhe Serbinë,…