Messi: Po më mungojnë Xavi dhe Iniesta

17 shtator 2018 | 10:33

Leo Messi është pa dyshim një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, por edhe ai ka disa limite në të cilat duhet të punojë më shumë.

Argjentinasi është i dashuruar me futbollin, e ky nuk përbën lajm. “Shoh gjithçka, sidomos futbollin argjentinas dhe Kupën Libertadores, megjithëse ndonjëherë ndeshjet janë vonë e nuk mundem. Nuk më pëlqen fare t’i shoh ndeshjet e mia, dua të shoh përpara. Kam evoluar si lojtar, por e shoh si diçka normale. Mendoj se pika ku duhet të përmirësohem janë penalltitë”.

Argjentinasi foli edhe për shokët e vet të vjetër te Barcelona, të vjetër e të rinj, duke theksuar se pa ata, me siguri nuk do të cilësohej si një nga më të mirët në botë: “Xavi dhe Iniesta janë lojtarë të mëdhenj, por jemi ekip i madh dhe pa ta. Kemi ndryshuar disi mënyrën e lojës me largimin e tyre, por nuk do të thotë që jemi më të dobët. Më pëlqen shumë të luaj me Suarezin, ndërkohë Jordi Alba është magjik, kuptohemi me sy”. Aktualisht, Leo me Barçën e tij kryesojnë të vetëm La Ligan me pikë të plota në katër ndeshje, pas fitores kundër Real Socideadit dhe barazimit të Realit të Madridit në fushën e Athletic Bilbaos.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i…