Messi rikthehet në stërvitje

15 shtator 2019 | 17:36

Leo Messi është rikthyer në stërvitje me grupin të dielën pas ndeshjes së fituar 5-2 nga Barcelona kundër Valencias, në të cilën Argjentinasi nuk mori pjesë për arsye dëmtimi.

“Ylli” i “blaugranave” iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Borussian e Dortmundit, duke rritur shpresat për një aktivizim të mundshëm ndaj verdhezinjve.

Barcelona do të zhvillojë edhe një seancë tjetër stërvitore në shtëpi, të hënën, para se të niset drejt Dortmundit. Nëse Messi do të udhëtojë bashkë me skuadrën do të mësohet gjatë ditës së parë të javës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grida Duma ka treguar së fundmi që nuk është ndër…