Messi, Ronaldo dhe Van Dijk, në garë për Lojtarin më të Mirë të FIFA-s

03 shtator 2019 | 11:37

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil Van Dijk janë nominuar në listën e ngushtë prej tre futbollistëve për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s.

Kjo treshe ishte nominuar edhe për Lojtarin e Vitit të UEFA-s, të cilin e fitoi Van Dijk javën e kaluar, duke u bërë mbrojtësi i parë që e fiton këtë çmim. Vitin e kaluar çmimin e rrëmbeu Luka Modriq i Real Madridit, duke i mposhtur në garë Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah.

Ndërkohë, Pep Guardiola është i nominuar për Trajnerin më të Mirë të FIFA-s pasi e udhëhoqi Manchester Cityn drejt tripletës në Angli. Në mesin e të nominuarve është edhe Jurgen Klopp, pasi me Liverpoolin e tij e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Mauricio Pochettino i Tottenhamit. Messi është në garë edhe për një çmim tjetër, pasi goli i tij kundër Real Betisit në mars është i nominuar për Çmimin Puskas për golin më të mirë të sezonit të kaluar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës Socialdemokrate në Gjakovë i është bashkuar Agron Lleshi, një…