Messi: Shërimi nga Covidi mori më shumë kohë sa kam menduar

14 janar 2022 | 17:30

Argjentinasi ka folur për herë të parë prej që ai u testua pozitiv me virusin pandemik. Pasi u testua pozitiv me Covid-19 dhe rikthimin e tij në Paris e shtyu pas pushimeve të Krishtlindjeve, më në fund Lionel Messi është në rrugë të shërimit? Argjentinasi nuk ka mundur të kthehet në kohë në Evropë pas periudhës së pushimeve pasi që mori virusin, duke bërë që ai mos të luajë për Paris Saint-Germain ende këtë vit.

Tani, sulmuesi ka thyer heshtjen e tij në lidhje me këtë gjë duke postuar në “Instagram” një foto nga shtëpia e tij në Paris.

“Siç e dini, kam Covid dhe dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet që me keni dërguar”, ka shkruar Messi. “Dëshiroj të ju tregoj që mori më shumë kohë se sa kam menduar që të shërohem, por jam pothuajse i shëruar dhe shpresoj që sa më shpejt të kthehem në fushë. Jam stërvitur ditëve të fundit për të arritur në 100 për qind. Ka shumë sfida të mëdha që na presin këtë vit dhe shpresoj që ta shohim njëri tjetrin së shpejti. Ju faleminderit të gjithëve”, ka shtuar Messi. Paris Saint-Germain dhe Federata e Futbollit të Argjentinës janë pajtuar që Messi të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares se Argjentinës kundër Kilit dhe Kolumbisë më 27 janar dhe 1 shkurt respektivisht. Megjithatë, do të jetë Messi që do ta thotë fjalën përfundimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 500 mijë persona në Izrael kanë marrë…