Messi: Spektakolarë, këta jemi ne

17 prill 2019 | 08:13

Leo Messi foli për “Movistar”, pas fitores 3-0 të Barcelonës ndaj Manchester United, ku ishte i kënaqur për fitoren, por nuk i mungoi kritikat as për fillimin e keq të ekipit.

“Fitorja ishte spektakolare, këto jemi ne. Por, pesë minutat e para ishin të ftohta dhe ne u treguam nervoz. Nuk e di nëse rezultati ishte pak i çuditshëm, por na bëri të merrnim kontrollin e ndeshjes. Isha me fat te goli i parë. Akoma më shumë fat te goli i dytë, por, e rëndësishme është që arritëm gjysmëfinalet, që nuk e kishim bërë prej kohësh. Por, na duhet ende të rregullojmë gabimet. E provuam në Romë vjet, dhe nuk duhet të hutohemi nga rezultati. Humbja e Juves? Kjo e tregon se çdo ekip tani është i fortë, dhe ne do e kemi të vështirë. Tripletë? Do i provojmë të gjithë, hap pas hapi”, ka deklaruar Messi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i pavarur për president të Republikës së Maqedonisë së…