Messi tregon 5 favoritët për Kupën e Botës

18 tetor 2022 | 11:32

Lionel Messi ka dhënë disa komente lidhur me Kampionatin Botëror Katar 2022.

Ikona argjentinase e futbollit, Lionel Messi, ka kthyer gjithë vëmendjen e tij kah kombëtarja e Argjentinës.

Në muajin tjetër, Messi synon që me skuadrën kombëtare të fitojë trofeun e vetëm që i mungon – Kupën e Botës.

I pyetur për kampionatin dhe favoritët, Messi ka dhënë 5 favoritë, por jo kombëtaren e tij. Dy kombëtaret më të forta ai i sheh Francën dhe Brazilin.

“Sa për favoritët, shoh shumë skuadra të mëdha si Brazili, Gjermania, Franca, Anglia dhe Spanja. Dhe sigurisht se po e harroj ndonjë. Por, nëse duhet të mbaj vetëm dy, sot, mendoj se Brazili dhe Franca janë dy kandidatet e mëdha për këtë kupë bote”, ka thënë Messi.

Kombëtarja e Argjentinës është në një seri pa humbje që nga viti 2019. Shumë njerëz e shohin Argjentinën në mesin e favoriteve, më shumë edhe për shkak të Lionel Messi, por edhe pas triumfit në Kupën e Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani po qëndron…