Messi ua bën dhuratë shokëve të skuadrës së Argjentinës nga një iPhone 14s të artë

02 mars 2023 | 11:32

Lionel Messi shpenzoi rreth 200 mijë euro për t’i blerë dhurata shokëve të tij të skuadrës në Argjentinë, pasi më në fund mori në dorë Kupën e Botës.

Messi bleu 35 iPhone 14 prej ari 24 karatësh për lojtarët dhe stafin. Ai i bleu ato përmes iDesign Gold, kompania që dikur i dha atij një dhuratë të shkëlqyeshme në terrenin stërvitor të Barcelonës.

Çdo telefon ishte plotësisht i personalizuar, duke shfaqur emrin dhe numrin e secilit lojtar, si dhe stemën e Argjentinës.

Celularët u dorëzuan në apartamentin në Paris, ku ai banon aktualisht dhe do të shpërndahen.

“Lionel është një nga klientët më besnikë të IDESIGN GOLD dhe ra në kontakt me ne disa muaj pas finales së Kupës së Botës, Ai tha se donte një dhuratë të veçantë për të gjithë lojtarët dhe stafin për të festuar fitoren e mrekullueshme, por nuk donte dhuratën e zakonshme të orëve. Pra, unë sugjerova iPhone të artë me emrat e tyre dhe atij i pëlqeu ideja”, ka thënë CEO i iDesign Gold’s, Ben.

Messi fitoi “Topin e Artë” si rezultat dhe në fillim të kësaj jave fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s, përpara Kylian Mbappes dhe Karim Benzemas.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ??????? ???? (@idesigngold)

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ??????? ???? (@idesigngold)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën…