Messi udhëton për në Paris, mijëra fansa ndjekin në kohë reale fluturimin e tij

10 gusht 2021 | 15:25

Messi sonte finalizon transferimin e tij në Paris Saint Germain, duke bërë kthesën më të madhe në karrierën e tij.

Messi ka kaluar më shumë se 21 vite në Barcelonë, derisa javën e kaluar është dhënë lajmi se Barcelona nuk ka mundësi për ta regjistruar atë si lojtar të tyre, për shkak të krizës financiare dhe burokracisë që ka në klubin e tij.

Se ky transferim është historik, e shohim edhe me interesimin e mijëra fansave të cilët janë duke e përcjellë fluturimin e Messi nga Barcelona në Paris.

Në kohë reale atë janë duke e përcjellë më shumë se 30 mijë tifozë të tij nga e mbarë bota.

Kujtojmë që babai i Messi, Jorge Messi, ka thënë sot se kalimi i djalit të tij në PSG tashmë është një punë e kryer.

Edhe ju mund ta ndiqni në kohë reale fluturimin e Messit, duke klikuar këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…