Messi vërshëllehet nga tifozët, argjentinasi mendon largimin nga PSG-ja  

20 mars 2023 | 13:26

PSG-ja pësoi humbje të dielën nga Rennes (0-2) në Ligue 1. Përveç humbjes shqetësues është fakti se në “Parkun e Princave”, tifozët vërshëllyen Leo Messin me shokë.

Sipas medieve franceze, ky detaj bën që “pleshti” të largohet gjithnjë e më shumë nga PSG-ja. Kampioni i Botës është në përfundim të kontratës, e cila i skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa këtë periudhë është në dilemë të fortë se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Sigurisht që një sjellje e tillë e tifozëve vetëm sa e largon Messin, i cili ka në tavolinë oferta të ndryshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti Luiz dhe Kiara, teksa shijonin nën praninë e njëri-tjetrit…