Meta, gazetarëve: Mos e tradhtoni profesionin dhe misionin tuaj

03 maj 2019 | 11:12

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen sot shtetin shqiptar të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medies.

Meta në llogarinë e vet në “Facebook”, duke bërë thirrje gazetarëve të mos e tradhtojnë profesionin e tyre, ka shkruar se media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen.

Postimi i plotë i Metës:

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen sot Shqipërinë të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medies. Shqetësimet e thella të ngritura në raportet e fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, për fatin e keq, vijojnë të hasin në vesh të shurdhët. Shtypi ynë sot, edhe sipas këtyre organizatave, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediet goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante.

Kjo situatë duhet të marrë fund! Media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen. Praktikat e mohimit të së drejtës së gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen. Sepse çdo goditje ndaj institucionit të medies, është sulm ndaj demokracisë.

Të dashur gazetarë,

Duke ju uruar këtë ditë, ju ftoj pa humbur kohë të unifikoheni në qëndrime, larg autocensurës, të denonconi hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës.

Ndryshimi është në dorën tuaj dhe fillon nga përhapja e informacionit të vërtetë, pa pritur më që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.

Të dashur gazetarë që keni vendosur të mos tradhtoni profesionin e misionin tuaj, jam pranë jush dhe sakrificave që bëni për të mbrojtur dinjitetin tuaj dhe fjalën e lirë!

Ju do triumfoni sepse shqiptarët s’mund të kthehen 30 vite pas për të ndjekur “Zërin e Amerikës” apo “Deutsche Welle”-n, që të kuptojnë se çfarë ndodh në atdheun e tyre.

/Epoka e re/

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen sot Shqipërinë të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medias….

Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 2 mai 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain rinovoi kontratën me trajnerin Thomas Tuchel deri…