Meta i gëzohet lajmit që Elez Biberaj emërohet drejtor i “Zërit të Amerikës”

01 korrik 2020 | 14:53

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se emërimi Elez Biberajt në postin e drejtorit të përgjithshëm në detyrë të “Zërit të Amerikës” është një lajm i madh dhe i gëzueshëm për të dhe të gjithë shqiptarët.

“I pakompromis në mbrojtje të fjalës së lirë dhe standardeve më të mira të gazetarisë, me një karrierë brilante në këtë fushë, si analist i respektuar dhe drejtues i suksesshëm për një kohë të gjatë, z. Biberaj ka marrë një vlerësim të merituar”.

“Z. Elez Biberaj është shembulli më i mirë se si një shqiptar në një sistem demokratik, falë talentit profesional dhe integritetit të lartë mund të shkëlqejë. Kush e mendonte 40 vjet më parë se i ‘biri i diversantit’ një ditë do arrinte majat më të larta të medies së lirë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Falënderime dhe mirënjohje të thellë ‘Zërit të Amerikës’, që vijon të mbetet, jo vetëm një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por edhe një tribunë e fjalës së lirë dhe mbrojtjes së demokracisë”, ka shkruar presidenti Meta.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka…