Meta kthen në Kuvend Ligjin për Teatrin Kombëtar

27 korrik 2018 | 16:29

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kthyer në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar.

Në njoftimin e presidencës janë renditur 9 pika sipas të cilave duhet të rishqyrtohet projektligji.

Ndër të tjera, në njoftim është thënë se ky ligj nuk është harmoni me parimet kushtetuese dhe trashëgiminë kulturore.

Në pikën e fundit është ngritur edhe shqetësimi i mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

“Në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin”, është thënë në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.

Në Kuvend është votuar që të rrënohet Teatri Kombëtar në Tiranë, ndërsa një peticion është nënshkruar nga qytetarët ku është kërkuar nga Meta të mos e dekretojë vendimin e Kuvendit.

Pas këtij peticioni kundër prishjes së Teatrit, dje disa artistë e kanë bërë të kundërtën, duke i bërë thirrje presidentit se duan një teatër të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të ndërmarrë…