Ministri Rikalo: Do të ndërmarrim masa për tejkalimin e problemeve në sektorin e mjedrës

27 korrik 2018 | 16:27

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të ndërmarrë hapa konkretë për tejkalimin e vështirësive të krijuara ditëve të fundit në sektorin e mjedrës. Krahas kësaj, MBPZHR-ja do të shqyrtojë edhe mundësinë për të ndryshuar metodologjinë e subvencionimit të këtij sektori që nga viti i ardhshëm.

Këto u konstatuan të premten, në takimin që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo pati me kryetarin e Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka.

Rikalo ka theksuar se do t’i përkrah në vazhdimësi kultivuesit e mjedrës, duke premtuar se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për të tejkaluar krizën e shkaktuar gjatë këtyre ditëve në sektorin e mjedrës.

Ai ka theksuar se do të pritet deri sa të bëhet grumbullimi i mjedrës këtë vit, ku do të kenë edhe të dhënat për sasinë e mbjellë të kësaj kulture bujqësore, që sipas tij në bazë të kësaj saj të vendoset edhe për mënyrën e përkrahjes së sektorit të mjedrës, në të cilin gjatë këtij viti janë paraqitur probleme.

Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka, ka falënderuar ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe për përkrahjen që po i jep në vazhdimësi këtyre prodhuesve me qëllim të tejkalimit të problemeve.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire ka bërë një paraqitje…