Meta: Mandatin e presidentit do ta lija vetëm për zgjidhjen e krizave

18 shtator 2020 | 12:23

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të lënë mandatin e tij si president, nëse ky akt i shërben zgjidhjes së krizave.

“Prej kohësh kam qenë i gatshëm për hir të marrëveshjeve të cilat zgjidhin krizën e legjitimitetit dhe institucioneve kryesore të vendit të lija edhe postin e presidentit vetëm të gjendet një zgjidhje afatgjatë për vendin pa pasur parasysh as interesat e mia personale dhe as karrierën time. Por dua t’u siguroj pa hyrë në përpjekje dhe komente që kërkojnë të tërheqin vëmendjen nga çështjet e mëdha që ka vendi, nga garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 25 prill”, ka thënë Meta.

Por presidenti tha se do të jetë në zyrën e tij deri më 24 korrik 2022.

“Në të gjitha rastet premtimin që kam bërë, ky institucion deri më 24 korrik 2022 do të jetë kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit, këtë do ta mbroj në të gjitha mënyrat. Për këtë duhet të jemi të qetë, për këtë institucion, deri më 24 korrik 2022”, ka thënë presidenti Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim…