Hoti takohet me Bordin e KOSTT-it

18 shtator 2020 | 12:23

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të  KOSTT-it, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e energjisë dhe stabilitetit energjetik në vend.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka ofruar mbështetjen e qeverisë për këtë institucion.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot kam pritur në takim Bordin e KOSTT-it, të kryesuar nga kryesuesi i Bordit, Jeton Mehmeti si dhe Kryeshefin Ekzekutiv, Ilir Shala, me të cilët biseduam për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e energjisë dhe stabilitetin energjetik në vend.

Me këtë rast, kam ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, duke qenë se stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Është koha e shkatërrimit”, kështu shkruan Kejvina Kthella krahas një…