Meta: Një gjeneral s’mund të jetë ministër i Brendshëm

12 nëntor 2018 | 13:09

“Emërimi i Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm paraqet një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti apo veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”.

Argumentet e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit zbulohen në kërkesën që Presidenca i ka dërguar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe që i është dërguar për dijeni kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kërkesa mban datën 9 nëntor dhe shoqërohet me një sërë pyetjesh, 14 prej të cilave Presidenti ka autorizuar publikimin sot. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishin vitet e izolimit. Fqinjët nuk e dinin se kjo…