Meta: Populli do ta rikthejë legjitimitetin më 25 prill

22 nëntor 2020 | 17:40

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar 22-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së vitit 1998, e cila ishte miratuar përmes referendumit.

Meta ka theksuar se vetëm populli do t’ia kthejë legjitimitetin institucioneve shqiptare përmes zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli. Neni 2 i saj, thotë: ‘Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit’. Vetëm populli do t’ia u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe dhe Kanada dje kanë nënshkruar një marrëveshje…