Meta pret në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë në Tiranë

28 gusht 2019 | 11:50

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta,  ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler.

Meta i ka shprehur mirënjohje diplomatit austriak për angazhimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

“Ishte kënaqësi e veçantë të falënderoja ambasadorin e Austrisë, z. Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona”, ka thënë Meta.

Në këtë takim nuk ka munguar dhe një falënderim i posaçëm nga ana e Metës për promovimin që ambasadori Sattler u ka bërë maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi thuhet se është i gatshëm ta lejojë largimin e…