Meta: Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë fjalën e tij në tubimin e thirrur kundër mazhorancës, duke thënë se ai si president përulet vetëm para flamurit dhe para popullit.
Ai ka hedhur sulme ndaj mazhorancës si dhe ndaj ndërkombëtarëve duke i quajtur “puçistë” që kërkojnë sipas tij të shkatërrojnë sovranitetin e kushtetutës.
“Zëri i popullit, Zëri i zotit. Presidenti i popullit ‘kuq e zi”ulet në gjunjë, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtarë mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe kushtetutën tuaj. Neni dy i kushtetutës që ju votuat në referendum në 22 nëntor 98 thotë sovraniteti në republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”, ka thënë Meta.


