Meta takohet me kryediplomatin italian, ja për çfarë biseduan

20 nëntor 2020 | 16:36

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.

Në këtë takim, Meta ka thënë se ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Italia, si dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë për asistencën dhe ndihmat bujare ndër vite, veçanërisht për tejkalimin e pasojave të tërmetit dhe përballimin e Covid-19, raporton “Epoka e re”.

“E falënderova për rolin proaktiv të Italisë në mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë, duke shtuar se vendi ynë ka përpara shumë sfida deri në përmbushjen e të gjitha kushteve të domosdoshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.  Urë e fuqishme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, janë komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
7% e të gjithë të rriturve amerikanë besojnë se qumështi…