Meta takohet me Pendarovskin, flasin për bashkëpunimin në mes të dy vendeve

10 korrik 2019 | 09:46

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me homologun maqedonas, Stevo Pendarovski, me të cilin ka diskutuar për bashkimin e përpjekjeve që të dyja vendet të hapin në muajin tetor negociatat me Bashkimin Evropian.

“Kënaqësi e veçantë të takoja presidentin e Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Meta ka bërë me dije se sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, ka shkruar Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, përpjekjet e opozitës…