Meta thotë se është në krye të detyrës

14 janar 2019 | 13:51

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke iu referuar paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se do ta dërgoj Metën në Gjykatë Kushtetuese për shkak të mosdekretimit të Gent Cakajt për ministër të jashtëm, ka thënë se presidenti është në krye të detyrës.

“Presidenti në krye të punës. Për presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje takimit…