Thaçi: Bojkotimi i dialogut është në kundërshtim me interesin shtetëror

14 janar 2019 | 13:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje takimit të sotëm koordinues për dialogun me Serbinë, i cili është thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se Kosova me vështirësi po e ndërton unitetin e domosdoshëm në çështjet e interesit shtetëror, siç është dialogu me Serbinë.

“E mirëpres dhe mbështes takimin e sotëm koordinues për dialog, si një veprim i domosdoshëm për bashkërendimin e hapave në fazën finale të dialogut. Kosova me vështirësi po e ndërton unitetin e domosdoshëm në çështjet e interesit shtetëror. Mirëpo, nëse do të jemi të bashkuar, ne do ta përmbyllim me sukses edhe këtë kapitull të shtetndërtimit”.

“Si president i Republikës së Kosovës, vlerësoj lart përpjekjet e kryeparlamentarit Veseli për koordinimin ndërinstitucional dhe atë ndërmjet grupeve parlamentare për forcimin e unitetit politik. Pavarësisht shkaqeve të mundshme, ikja nga përgjegjësia politike dhe bojkotimi i këtij procesi është në kundërshtim me interesin tonë shtetëror dhe atë të partnerëve tanë strategjikë. Prandaj, askush nuk duhet të hezitojë që të marrë përgjegjësi në këtë fazë përfundimtare të dialogut, i cili pritet të përfundojë me një marrëveshje paqësore dhe gjithëpërfshirëse, që Kosovës do ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në vet në “Facebook”.

Kujtojmë se procesi i dialogut nuk është duke u përkrahur nga LDK-ja dhe Vetëvendosje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Carlo Ancelotti ka folur rreth të ardhmes së Elseid…