Vazhdon zbatimi i programit për rimëkëmbje ekonomike

12 shkurt 2021 | 15:33

Gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Republikës së Kosovës. Pagesa e këtyre mjeteve nga programi për rimëkëmbje ekonomike është përmbushje e plotë e programit të qeverisë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë, si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës.

“Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, janë mbështetur financiarisht të vetëpunësuarit, bizneset e grave, fermerët, shëndetësia, policia, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët. Po ashtu, janë liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Janë paguar mbi 1.5 milionë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive. Rreth 45 milionë euro të paguara; mbi 280,000 përfitues.”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas lëshimit…